Radicalization in Albania: Searching for Ideological and Structural Roots
Author(s):
Objektivi i përgjithshëm i këtij studimi është të identifikojë dhe të eksplorojë faktorët nxitës ideologjikë të radikalizmit në Shqipëri duke analizuar procesin e ringjalljes fetare shqiptare dhe rimëkëmbjen e infrastrukturës dhe institucioneve fetare. Ky studim hedh dritë mbi faktorët socialë, politikë dhe ekonomikë që i dhanë një shtysë procesit të radikalizmit në vend. Duke u fokusuar në një analizë të hollësishme të sfondit fetar dhe arsimor të imamëve, indoktrinimit të tyre në një interpretim konservativ të Islamit, në kontrast me versionin tradicional shqiptar të Islamit, dhe kurrikulumin e arsimit islamik në vend, zbulohen faktorët dinamikë që shtynë në proselitizëm dhe radikalizëm gjatë periudhës së ripërtëritjes fetare të vendit (1990 – 2001).